Pas thumbave, Elvana Gjata i përgjigjet Dafina Zeqirit

  • G.G /
  • 12 August 2022 - 14:41
Pas thumbave, Elvana Gjata i përgjigjet Dafina Zeqirit

Elvana Gjata i përgjigjet Dafina Zeqirit pas thumbave.

Elvana Gjata duket se i është përgjigjur Dafina Zeqirit pa shumë zhurmë dhe në një mënyrë ‘fine’ pasi ajo e ironizoi në rrjetet sociale, detaji që ndoshta mund t’ju ketë shpëtuar ‘fshihet’ në një nga postimet e saj në Instagram.

Elvana ka ndarë një foto në Instastory të cilën e ka shoqëruar me këngën e saj me titull ‘Xheloz’.

Kënga flet për një xhelozi në çift por në vargjet e saj thuhet: “Ti mos u bëj xheloz për mu, se ky maraz ka me t’shkallu”, që e bëjnë atë jo detyrimisht një këngë vetëm për lidhje dashurie por edhe për njerëzit ‘xhelozë’, për më tepër përdorimi i kësaj kënge në një moment të tillë nuk besojmë se është rastësor.

“Pandemi tallavaje në industrinë muzikore, sa e sikletshme”. -shkroi Dafina pak ditë më parë në një status në rrjetet sociale, më pas postoi një tjetër, ku shkroi: “Po flisja për performancat live. Unë këndoj vetëm këngët e mia”.

(Kosova Sot Online)