Dafina Zeqiri në Sunny Hill

  • A.P /
  • 12 August 2022 - 17:09
Dafina Zeqiri në Sunny Hill

Këngëtarja kosovare, Dafina Zeiqiri,  do të jetë pjesë e festivalit “Sunny Hill” në Tiranë.

Ishte kërkuar në festivalin në Prishtinë dhe “Sunny Hill” njofton se tani publiku Dafinën do ta ketë në Tiranë.

“E mrekullueshmja Dafina Zeqiri na bashkohet në Tiranë  për të përformuar hitet e saj të nxehta, që duam t’i këndojmë kudo që jemi”, thuhet në njoftim.

Festivali i këngëtares me famë botërore, Dua Lipa, do të mbahet në Tiranë, më datat 26,27 dhe 28 gusht.

Në Prishtinë është mbajtur nga data 4 deri më 7 gusht.

Image

(Kosova Sot Online)