Bebe Rexha i njofton se më në fund ka filluar të humbë peshë

  • G.G /
  • 13 August 2022 - 16:14
Bebe Rexha i njofton se më në fund ka filluar të humbë peshë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është duke punuar në një projekt të ri me DJ-in e famshëm, David Guetta.

Dyshja po sjellin remiksin e këngës “Blue”, pasi publikuan një copëz të shkurtër të demos në rrjetet sociale, e cila është bërë virale dhe fansat kanë kërkuar menjëherë publikimin e versionit të plotë.

Në anën tjetër, 32-vjeçarja po vazhdon të mbetet aktive në Twitter, duke i mbajtur fansat e saj të azhurnuar rreth më të rejave të saj.

Së fundmi, ajo publikoi një video të shkurtër nga ushtrimet në palestër, ku theksoi linjat e saj trupore dhe rezultatin e arritur nga fitnesi.

https://twitter.com/BebeRexha/status/1558165359978373120?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1558165359978373120%7Ctwgr%5E4d008359a80db12f0ea7b6d2db89b7995b5ac5dd%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.botasot.info%2Fmediale-vip-showbiz%2F1854760%2Fbebe-rexha-i-njofton-se-me-ne-fund-ka-filluar-te-humbe-peshe%2F

Mes të tjerash, ajo mori një koment nga një ndjekës, i cili i shkruante: “Dukesh mjaft e trashë dhe ndoshta me rrokullisje barku, por kjo është një gjë e mirë”.

Dhe këngëtarja e hitit “Me, Myself and I” nuk nguroi t’i kundërpërgjigjet fansit, duke i thënë se në fakt i ka humbur disa kilogramë.

“Dhe humba peshë!!! Isha edhe më e trashë më parë”, shkroi artistja shqiptare në një kthim-përgjigje në Twitter.

Bebe Rexha përndryshe këtë vit ka qenë shumë pak aktive në muzikë, por që gjithsesi i ka njoftuar fansat se shumë shpejt pritet të rikthehet me diçka të re.

https://twitter.com/BebeRexha/status/1558166252282990592?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1558166252282990592%7Ctwgr%5E4d008359a80db12f0ea7b6d2db89b7995b5ac5dd%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.botasot.info%2Fmediale-vip-showbiz%2F1854760%2Fbebe-rexha-i-njofton-se-me-ne-fund-ka-filluar-te-humbe-peshe%2F

(Kosova Sot Online)