Dua Lipës i propozojnë për martesë

  • A.P /
  • 15 August 2022 - 15:19
Dua Lipës i propozojnë për martesë

Ndërkohë që edhe disa ditë na ndajnë nga “Sunny Hill Festival” në Tiranë, Dua Lipa ka marrë një propozim për martesë.

Në një koncert së fundmi, një fans i ka kërkuar yllit të popit të martohet me të.

Ndërkohë që po performonte, Dua ka pikasur në mes të turmës një triko ku shkruhej “Martohu me mua”. Ndërkohë që i gjithë publiku priste përgjigjen e saj, Dua shprehet: “Më vjen keq nuk mund të martohem me ty, por mund të ta dedikojë këtë këngë nëse dëshiron?”

Djaloshi që mbante trikon u përgjigj: “Për mua”, që e bëri Duan tutje të thotë: “Për ty”

@dulapeepguy Reply to @rotaryghost YOU ASKED FOR IT ? #dualipa #futurenostalgiatour #futurenostalgia #dulapeep ♬ Hot In It - Tiësto & Charli XCX

(Kosova Sot Online)