Detaje nga dasma tre ditore që po planifikojnë Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

  • G.G /
  • 16 August 2022 - 11:31
Detaje nga dasma tre ditore që po planifikojnë Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po përgatiten të festojnë martesën e tyre të ëndrrave një muaj pasi u martuan në Las Vegas .

Çifti pritet të zhvillojë dasmën e tyre këtë fundjavë dhe sipas burimeve do të jetë një dasmë e përshtatshme për faqet e Vogue.

“Do të jetë gjithçka për J.Lo. Ben dëshiron që i gjithë fokusi të jetë tek ajo për ditën e tyre të madhe”, tha një burim për Page Six.

“Festimi i tyre tre ditor, intim me familjen dhe miqtë”  do të nisë me një darkë provash të premten, thanë më tej burimet.

Ceremonia e madhe do të zhvillohet të shtunën, dhe çifti do të mbyllë fundjavën e tyre me një Barbecue dhe piknik të dielën. Lopez pritet të veshë një fustan të stilit Ralph Lauren të prodhuar në Itali dhe revista Vogue pritet të dokumentojë udhëtimin e saj të modës për fundjavën.

Page Six raportoi më parë se planifikuesi i ngjarjeve për yjet, Colin Cowie qëndron pas të gjitha detajeve për festën e tyre luksoze . Çmimi i Cowie varion nga 25,000 deri në 25 milionë dollarë, dhe ai ka prodhuar evente për Oprah Winfrey, Michael Jordan dhe madje edhe Lopez në të kaluarën.

Burimet thanë se Matt Damon, Jimmy Kimmel, Casey Affleck dhe Drea de Matteo janë disa nga yjet që hynë në listën e të ftuarve të çiftit. TMZ raportoi muajin e kaluar se ngjarja do të zhvillohet në pronën e Affleck në Riceboro, Georgia.

(Kosova Sot Online)