Modelja se*ksi Oriola Marashi shfaqet në billboard në Venecia

  • A.P /
  • 16 August 2022 - 15:06
Modelja se*ksi Oriola Marashi shfaqet në billboard në Venecia

Ky vit padyshim është i Oriola Marashit. Supermodelja shqiptare po shënon një sukses të madh në fushën e modelingut.

Ajo prej vitesh është bërë imazh i ‘Guess’, ndërkohë që ka bërë arritje të madhe edhe jashtë trojeve shqiptare.

Së fundmi imazhi i Oriolës është shfaqur në një billboard në Venecia.

Kjo ngjarje ka shkaktuar emocion tek modelja e cila në një jaht, ka pozuar me imazhin e saj në sfond.

“12 orë në Venecia. O Zoti im, nuk mund ta përshkruaj ndjenjën që kam kur shoh veten në këto billborde të mëdha. Gjithçka që më duhet të them është se puna e vështirë shpërblehet, por duhet të jesh shumë me fat për të kapur momentin”, u shpreh Marashi.

“Jam shumë e lumtur që pata mundësinë të provoj veten se gjithçka është e mundur kur e ëndërron! Faleminderit Zot, faleminderit”,-shkruan Oriola Marashi.

Image

(Kosova Sot Online)