Lirohet Fero pasi u arrestua

  • A.P /
  • 16 August 2022 - 17:26
Lirohet Fero pasi u arrestua

Reperi Feronit Shabani, i njohur si Fero, është liruar nga paraburgimi, pasiu arrestua nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulm”. Feros iu publikua video duke ushtruar dhunë ndaj një personi tjetër.

Lajmin për lirimin e Feros ka konfirmuar avokati i tij, Ilir Shaqiri.

Shaqiri tha se sot kanë pranuar aktvendimin nga Gjykata Themelore e Gjilanit, ku thuhet se Feros i është ndëprerë masa e paraburgimit.

Reperi nga Gjilani, sipas avokatit të tij, është liruar pasi ai e ka pranuar fajësinë dhe kanë arritur dakordësi me palën e dëmtuar.

“Kjo vjen në sajë të pranimit të fajësisë nga i pandehuri. Siç e dimë të gjithë ngjarja e shkaktuar ka qenë falë një provokimi, jo vetëm me muzikë por edhe me gjeste që ka çuar deri edhe në agresivitetin e situatës. Dy palët janë pajtuar, Fero është shprehur i penduar për atë që ka bërë dhe kështu kanë arritur në një dakordësi dhe janë pajtuar”, tha avokati Shaqiri.

“Po, dënim do të ketë, ne po e presim vendimin final ku do të na kumtohet se me çfarë dënimi do të pasojë vepra e kryer nga klienti”, tha ai.

(Kosova Sot Online)