Pse s’po e shohim në publik me barkun e rrumbullakosur? Eni Koçi rrëfehet për pritjen e ëmbël

  • G.G /
  • 17 August 2022 - 09:42
Pse s’po e shohim në publik me barkun e rrumbullakosur? Eni Koçi rrëfehet për pritjen e ëmbël

Që pasi u zbuloi se ishte në pritje të ëmbël, Eni Koçi është treguar e rezervuar me postimet gjatë kësaj periudhe. Ajo dhe partneri, Genc Prelvukaj, kanë preferuar ta shijojnë gjithçka në heshtje.

Fansat janë bërë kuriozë dhe ‘merak’ për faktin që këngëtaren nuk e shohim thuajse fare me barkun e rrumbullakosur në rrjete sociale, ndaj e kanë pyetur në opsionin “Pyetje dhe përgjigje” që Eni ka publikuar në InstaStory.

“Pse je kaq private në lidhje me ekspozimin e barkut në shtatzëni, apo frika e mësyshit?”-i shkruan dikush.

“Jo, nuk kam asnjë problem por thjesht preferoj që disa eksperienca të veçanta siç është shtatzënia, të mbeten sa më private. Por dhe barku nuk është se më duket shumë shumë”- i përgjigjet këngëtarja.

Eni ka treguar se këtë periudhë po e shijon në maksimum.

Si çdo mama në pritje për të lindur, as ajo nuk i shpëtoi dot pyetjes “Lindje natyrale apo çezariane?”

“Unë kam zgjedhur lindje çezariane. Mendoj që asnjëra nuk është e lehtë por çdo femër duhet të zgjedhë si ndihet më rehat.”

Gjithashtu, ata e kanë zgjedhur emrin e bebushes por nuk preferojnë ta tregojnë që tani.

Kur do ta shohim sërish në ekran dhe me projekte të reja muzikore? Sipas Enit, në muajin nëntor ose dhjetor.

(Kosova Sot Online)