Eni Koçi zbulon detaje të reja rreth pritjes së ëmbël

  • A.P /
  • 17 August 2022 - 14:46
Eni Koçi zbulon detaje të reja rreth pritjes së ëmbël

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë në pritje të një vajze. Këngëtarja tashmë ka hyrë në javën e 30 të shtatzanisë.

Çifti vendosën ta bënin të ditur lajmin në projektin e tyre muzikor ku aty zbuluan dhe gjininë e bebushit. Këngëtarja tashmë po i shijon muajt e ëmbël larg syrit të publikut, ku është treguar goxha e rezervuar sidomos në rrjetet sociale, ku ajo ka qenë gjithmonë aktive.

Së fundmi Eni ka realizuar me ndjekësit e saj një bisedë virtuale, ku janë bërë pyetje të shumta rreth shtatzënisë së  artistes.

Ajo ka treguar se po e shijon shumë këtë periudhë të jetës së saj dhe është shprehur se dhurata më e mirë që mund të bëj vetes është të qëndroj për pak kohë larg rrjeteve sociale.

Shumë prej tyre janë kurioz të dinë se çfarë emri i ka vendosur çifti vogëlushes së tyre por Eni ka zgjedhur të mos e zbuloj ende për publikun.

Image

(Kosova Sot Online)