Pse e mohoi deri tani Einxhel Shkira shtatzëninë!

  • A.P /
  • 18 August 2022 - 14:54
Pse e mohoi deri tani Einxhel Shkira shtatzëninë!

Më shumë se një muaj më parë Kryefjala dha lajmin se moderatorja Einxhel Shkira dhe Dj Dagz ishin në një pritje të ëmbël, e do bëheshin prindër për herë të parë.

Asokohe e deri tani Einxhel e mohoi me mish e shpirt, pas çdo lajmi hidhte helm e shante këdo që fliste për këtë temë.

Epo as e vërteta nuk do të tregohej?Gjithësesi ndjenjat e një gruaje shtatzënë ndonjëherë janë të çuditshme e kështu që nuk i vemë faj, sepse dhe Einxhel mund të ketë pasur shumë arsye që donte ta ruante këtë beb nga bota.

Një ndër këto arsye mund të kenë qenë familjarët e Dagz që e mund të mos ta kenë pritur mirë për shkak se Dj është më i vogël se moderatorja, e siç janë familjet e Kosovës me mentalitet e tradita ndoshta ka qenë i vështirë ky fakt për tu pranuar.

Ose ndoshta, Einxhelit i ka pëlqyer kjo loja me mediat një herë jam e një herë s’jam.

Një lojë Ping Pong, po tani? Ku është ajo Einxhel që shkruante se do e paguanin të gjithë ata që shkruanin për shtatzëni të rreme? Po tani si ndihet që pret të bëhet lajm tek të gjithë ata që hodhi vrer?Ka shumë pikëpyetje që vështirë se u jepet përgjigje e në fund, të fundit as nuk ka pse ju jep përgjigje.

Thjesht do kishte bërë mirë të ruante qetësinë, cilat do të ishin arsyet e mohimit të shtatzënisë.

Sepse një nënë nuk duhet ta mohoj asnjëherë dashurinë që pritet të sjellë në jetë.

(Kosova Sot Online)