Bora Zemani 'arratiset' jashtë vendit

  • A.P /
  • 18 August 2022 - 16:35
Bora Zemani 'arratiset' jashtë vendit

Moderatorja Bora Zemani di si të marrë vëmendje me postimet e saj në rrjetet sociale.

Së fundmi ajo ka publikuar një video teksa ndodhet në aeroport, ndërsa në sfond dëgjohet një zë që thotë: “Kam 99 probleme por po i injoroj të gjitha dhe po hip në avion”.

Por vëmendje ka marrë edhe seksioni i komenteve, ku përveç komplimenteve nga fansat, vihet re një koment i mikeshës së moderatores.

“Vjen era tradhti”- thuhet në komentin e bërë në postimin e Borës, të cilit kjo e fundit i është përgjigjur duke shkruar: “Tradhtove ti që nuk na u bashkove! Mos vër faje kot.”

(Kosova Sot Online)