Ky është ‘urdhri’ që Loredana i jep vetes

  • A.P /
  • 19 August 2022 - 12:11
Ky është ‘urdhri’ që Loredana i jep vetes

Loredana është një ndër artistet që po merr më së tepërmi vëmendje! Së fundmi, ajo bëri edhe një ndryshim në pamje, duke i bërë flokët karrotë, dhe në fakt duket një yll.

Mirëpo, së fundmi ajo ka bërë një postim në Instastory, ku ka një ‘urdhër’ për veten e saj: “Ndalo së tymosuri Lor”, shkruan ajo.

Loredana ka qenë mjaft e komentuar për lidhjen e saj me reperin Mozzik. Detaje të reja u zbuluan më herët nga marrëdhënia e tyre, pasi ajo ka treguar nëse ka ende kontakte me Mozzik. Gjatë një interviste për mediat e huaja, Loredana u pyet për raportin e saj aktual me Mozzik dhe përgjigjet e dhëna janë tejet të drejtpërdrejta.

(Kosova Sot Online)