Dua Lipa duket mahnitëse me bikini nga pushimet në Shqipëri

  • A.P /
  • 19 August 2022 - 22:32
Dua Lipa duket mahnitëse me bikini nga pushimet në Shqipëri

Këngëtarja me renome botërore, Dua Lipa, duket se po kalon kohën më të mirë me familjen e saj dhe shoqërinë në Shqipëri.

Ata kanë zgjedhur jugun e Shqipërisë, përkatësisht të njëjtin lokacion në të cilin i realizuan edhe vitin e kaluar pushimet verore.

Dua vazhdimisht ua ka prezantuar ndjekësve të saj në rrjetet sociale vendet bregdetare të Shqipërisë ditëve të fundit.

Pasditen e së premtes, artistja 26-vjeçare publikoi të tjera fotografi në rrjetin social Instagram, ku shihej mjaft e relaksuar në pozat nga bregdeti.

Në njërën prej tyre, interpretuesja e hitit “Love Again” nuk hezitoi që të tregonte format e saj trupore, në një paraqitje mjaft atraktive në bikini të zeza.

Dua Lipa ndodhet në Shqipëri, ngase në fund të këtij muaji ajo do të performojë në festivalin “Sunny Hill Tirana”, që organizohet në datat 26, 27 dhe 28 gusht.

Image


(Kosova Sot Online)