Cili është veprimi që e “bezdis” më së tepërmi Dafinën nga Dj Geek?

  • G.G /
  • 20 August 2022 - 11:04
Cili është veprimi që e “bezdis” më së tepërmi Dafinën nga Dj Geek?

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek janë kaq shumë të dashur për publikun shqiptar. Ata janë gjithashtu edhe bashkëpunëtorë në skenë.

Së fundmi, Dafina ka zbuluar për ndjekësit e saj një “shqetësim të vogël” që ka nga Dj.

Ajo bën me dije se Geek ndërpret herë pas here Dafinën, teksa kjo e fundit flet.

“Më vjen keq, nuk më vjen keq, të dua”- shkroi Dafi në video.

Dafina Zeqiri është një këngëtare shumë e dashur për publikun shqiptar. Ajo sjell hite të njëpasnjëshme, që në fakt marrin miliona klikime në Youtube.

Së fundmi, Dafi ka thumbuar haptazi kolegët e saj, duke shkruar se tashmë industria muzikore është kthyer në një “pandemi tallavaje”.

“Sa e turpshme” vijoi ajo.

Por me kë e pati këngëtarja?

Këngëtarët shqiptarë akuzohen së shumti për blerje klikimesh, këto akuza zakonisht vijnë nga vetë kolegët e tyre. Po kjo e fundit ka ardhur nga një fans, pikërisht aty ku nuk e prisnim tek Dafina Zeqiri.

Pas akuzës Dafina nuk ka ngurruar të kundërpërgjigjet duke ndezur debat mes saj dhe komentuesit në rrjetin social Twitter.

Dafina ka replikuar në komentin e ndjekësit ku shkruhej: “Boll bleve klikime dhe komente moj. Turp t’ju vijë fundërrina”.

“Artistat qe menja sjau merr ti blejn gjat nates ka 100k/ per 1ore deri ne 1million klikime/ per 1 ore sa jeni tu pa ondra tmira. ëe keep it organic  there, I said it! ”shkroi ajo.

(Kosova Sot Online)