Vajza e Eli Farës “nuk përmbahet”, shfaqet pa të brendshme

  • E.K /
  • 22 August 2022 - 10:55
Vajza e Eli Farës “nuk përmbahet”, shfaqet pa të brendshme

Dikur njihej vetëm si vajza e Eli Farës, ndërsa sot Marina ia ka bërë një vend vetes në showbizin shqiptar.

Ndonëse nuk ka ndjekur gjurmët artistike të së ëmës, ajo është shumë e famshme në rrjetet sociale, ku kur bëhet fjalë për foto të nxehta deri topless nuk kursehet aspak.

Nëse do të hidhni një sy në profilin e Marinës në Instagram, ai është i mbushur me foto me bikini, ku vë në pah format e saj perfekte trupore. E ato që bien më në sy janë të pasmet bombastike, që Fara nuk privohet aspak t’i reklamojë kurdoherë.

Së fundmi, Marina ka pozuar me një fustan të zi, ku të gjithë vëmendjen e merr fakti që ajo është pa të brendshme. Fara duket shumë provokuese, teksa ekspozon këmbët e saj me fustanin ku e çara e sharës shkon deri lart.

Ju kujtojmë që disa kohë më parë, “Panorama Plus” zbuloi se ajo ishte ndarë nga i fejuari, me të cilin kishte një lidhje prej gati 3 vitesh.

Që nga nisja e marrëdhënies së tyre, kjo ishte ndarja e saj e dytë. Vetëm pak muaj më parë, modelja dhe partneri u ribashkuan, duke e tentuar edhe njëherë rindërtimin e asaj çfarë kishin së bashku.

Por, duket se ky ribashkim vinte pas një tjetër historie që Marina kishte pasur, duke e “vështirësuar” raportin e tyre. Kjo marrëdhënie e shkurtër, të cilën vetë Marina e kishte bërë publike, por duke mos ia zbuluar imazhin në rrjetet sociale, ka sjellë fundin e fejesës gati 3-vjeçare. Pas krizës me të fejuarin, vajza e këngëtares u hodh në krah të një tjetër mashkulli, që u duk si një marrëdhënie e konsoliduar, për sa kohë edhe postoi foto e përqafuar me mashkullin misterioz.

Bukuroshja postoi dy foto me një djalë, të cilit i ka mbuluar fytyrën me një zemër. “Rreth natës së kaluar”, shkruante Marina në krah të fotos me djalin që e mbante përqafuar. Në atë kohë, ajo kishte fshirë nga profili në “Instagram” fotot e saj me 40-vjeçarin, por fill pak këtij flirti, ajo u rikthye tek i fejuari edhe për një mundësi të dytë.

(Kosova Sot Online)