REKORD: Ky është artisti kosovar që pati 68 koncerte këtë vit…

  • G.G /
  • 22 August 2022 - 14:15
REKORD: Ky është artisti kosovar që pati 68 koncerte këtë vit…

Viti 2022 padyshim që ishte i këngëtarit kosovar Yll Limani.

Me krijimin e shumë hiteve, u bë tejet i kërkuar nga publiku për mbrëmje muzikore.

Gjatë sezonit të verës, ai ka mbajtur gjithsej 68 koncerte, ku në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet se çdo kund ku ka marrë pjesë ka mbizotëruar një atmosferë e paparë nga paraqitja e tij.

Diskoteka, festivale e salla të mbushura plot e karakterizuan këtë verë, e cila për Yllin nisi më herët se zakonisht, për shkak të kërkesave të mëdha.

Duke shkelur në secilin qytet në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni, ai pati mundësinë të takohet me fansat që e kanë ndihmuar atë të jetojë ndoshta vitin më të suksesshëm të karrierës.

Kulmin e kësaj vere të stërngarkuar, Ylli e shënoi me pjesëmarrje në tri super festivale: SunnyHill dhe AlbaFest, dhe Alpha Show, ku pritja ishte më e ngrohtë se kurrë.

Me gjithë këto angazhime, Ylli ka gjetur kohë edhe të punojë në projekte të reja, që si çdo herë, janë dedikim i veçantë për dashurinë.

Ai ka publikuar disa video duke kënduar pjesë të këngëve që i ka në përpunim e sipër, e që premtojnë të jenë super-hite.

Gjithë këtë sukses po e bart në supe bashkë me menaxherin e tij, Bonart Ajvazi, të cilët bëjnë një dyshe të përsosur.

(Kosova Sot Online)