Enca, thirrje për artistët shqiptarë homoseksualë që s’dalin hapur

  • G.G /
  • 23 August 2022 - 14:08
Enca, thirrje për artistët shqiptarë homoseksualë që s’dalin hapur

Enca ka bërë një reagim epik ditën e sotme.

Siç vepron shpeshherë kur thotë gjëra që mbase nga të tjerët nuk thuhen publikisht, ajo ka pasur një apel të targetuar mirë.

Këngëtarja e njohur ka pasur një mesazh për artistët meshkuj homoseksualë shqiptarë, që sipas saj duhet të dalin publikisht.

“Është koha që artistët shqiptarë meshkuj homoseksualë të dalin hapur. Mendoj që na duhet vërtetësa në 2022-ën dhe shumë fansa mund të ndiheshin të përkrahur nga të preferuarit e tyre. U bë mjaft me këtë maskilitet toksik, të rremë. Ndaloni së postuari modelë me pagesë. na tregoni dis a të vërtetë. Do isha e para që do përkrahja sinqeritetin” – është shprehur ajo.

Nuk dihet për kë e ka konkretisht mirëpo është e sigurtë që disa emra, i ka në mendje Enca kur e thotë një gjë të tillë. 

(Kosova Sot Online)