Tayna i reagon Feros pasi ai e thumboi

  • G.G /
  • 24 August 2022 - 15:12
Tayna i reagon Feros pasi ai e thumboi

Pas daljes nga burgu, Fero ka thumbuar Taynën. Gjatë një video live me Kozakun, reperi nisi të tallej me artisten teksa tha se shton çdo ditë nga një operacion të ri. Teksa Kozaku tha se Tayna është dobësuar shumë, Fero shtoi: “Atë s’duhet me e pyet a ka muzikë të re, por a ka ndonjë operacion të ri”.

Ndërkohë, vetëm pak minuta më parë ka ardhur një reagim nga reperja, e cila publikuar një thënie. “Më kritiko kur të arrish në nivelin tim. Deri atëherë, thjesht mund të më admirosh”, janë fjalët që ka përdorur reperja, me të cilat duket se i përgjigjet kolegut të saj.

Kujtojmë se Fero ra në prangat e policisë pas publikimit të një videoje ku shihej teksa dhunonte një person brenda makinës. Pas një muaji në paraburgim, ai u lirua pak ditë më parë. Sipas avokatit të tij, reperi është liruar pasi ai e ka pranuar fajësinë dhe kanë arritur dakordësi me palën e dëmtuar.

(Kosova Sot Online)