Vuani nga ankthi?! Vesa Luma ju mëson si ta luftoni atë

  • E.K /
  • 25 August 2022 - 16:44
Vuani nga ankthi?! Vesa Luma ju mëson si ta luftoni atë

Pas pandemisë shumë njerëz filluan të kishin probleme me stresin dhe ankthin. Mesa duket një problem të tillë e ka kaluar dhe këngëtarja Vesa Luma.

Ndonëse jeton prej vitesh në Zelandën e Re sëbashku me bashkëshortin e saj Big Basta dhe djalin Lian, Vesa  është shpeshherë e pranishme me postimet e saj edhe për publikun shqiptarë.

Këngëtarja ka hapur një pyetësor në Instagram ku  jep por në të njëjtën kohë edhe pret këshilla nga ndjekësit e saj se si ta luftojnë këtë shqetësim.

Për shembull, Vesa që pas pandemisë ka patur probleme me ankthin andaj tani ka një ditar, mediton, bën ecje dhe mbi të gjitha i rri larg mediave sociale.

Këto janë këshillat e saj për një jetë më të shëndetshme.

(Kosova Sot Online)