Bëhet baba për herë të dytë, Korab Shaqiri zbulon portretin e ëmbël të djalit

  • E.K /
  • 25 August 2022 - 21:15
 Bëhet baba për herë të dytë, Korab Shaqiri zbulon portretin e ëmbël të djalit

Këngëtari Korab Shaqiri dhe bashkëshortja e tij janë bërë prind për herë të dytë.

Ata janë bërë sërish prindër të një djali, të cilin kanë vendosur ta quajnë Arb.

Vogëlushi i tyre ka më shumë se një javë që ka lindur, megjithatë këngëtari së fundmi ka vendosur që të postojë portretin e tij të ëmbël.

“Bekimin ti merr prej meje. Në çdo udhë të jetës, në çdo hap të saj”, ka shkruar ai krahas fotos së vogëlushit.

(Kosova Sot Online)