Disa nga artistet shqiptarë qe i kënduan ndarjes këtë verë

  • G.G /
  • 26 August 2022 - 11:04
Disa nga artistet shqiptarë qe i kënduan ndarjes këtë verë

Projekte të shumta muzikore te cilat në shumicën e rasteve ishin bashkëpunime lansuan artistet shqiptarë këtë verë.

Disa projekte muzikore ishin ritmike e disa të tjera balada.

Ndërsa sot lajmi.net ua sjellë disa nga artistët shqiptarë që i kënduan ndarjes këtë sezon.

Blero

Para disa ditësh artisti i njohur kosovar, Blero lansoi duetin muzikor të titulluar ‘Amore’, teksti i saj flet për lidhjet që nuk ekzistojnë më dhe për tradhtitë, e ky projekt muzikor vjen në një kohë kur Blero thuhet se i ka dhënë fund martesës me modelen Afrona Dikën.

Elgit Doda

Në fund të korrikut artisti Elgit Doda lansoi projektin e ri muzikor, të titulluar ‘Nuk muj”.

Kënga e artistit është baladë dhe flet për lidhjet që nuk ekzistojnë më.

Mozzik

Rep-artisti shqiptar Mozzik para disa kohësh lansoi projektin muzikor të titulluar ‘Besspreme”.

Edhe pse kjo këngë ishte ritmike teksti flet për një ndarje mes një çifti.

Lumi B ft MUMA

Fillimi i muajit korrik solli projekte të shumta muzikore, po në këtë periudhë duet të ri  muzikorsolli edhe reperi Lumi B.

Dueti me artitin Muma titullohet ‘Nale Nale”, kënga përmban ritme verore mirëpo teksti flet për ndarjen.

Dafina Zeqiri

Ndarjes këtë sezon i këndoi edhe artistja Dafina Zeqiri.

Në dy nga disa projektet e publikuara këtë sezon ajo i këndoi ndarjes. ‘Malli” dhe ‘Dhimbje Dhimbje”, titullohen projektet e artistes.

Se a ishin këto këngë dedikim apo thjesht frymëzim mbetet të shihet në vazhdim, mirëpo këto projekte muzikore përcollën qytetarët këtë sezon dhe morën miliona klikime. 

(Kosova Sot Online)