Solli coverin e “Aramam” të Tatlisesit, Mentor Hazirin e ‘vërshuan’ turqit

  • G.G /
  • 26 August 2022 - 12:56
Solli coverin e “Aramam” të Tatlisesit, Mentor Hazirin e ‘vërshuan’ turqit

Këngëtari shqiptar, Mentor Haziri, para 4 ditësh ka publikuar coverin e këngës së njohur, “Aramam” të këngëtarit turk, Ibrahim Tatlises.

Coveri, përveç nga publiku shqiptar, po pëlqehet edhe nga ai turk. E për këtë, të enjten, artisti ka bërë një postim në instagram, me ç’rast ka falënderuar të gjithë ndjekësit e rinj nga Turqia që po e pëlqejnë projektin e ri.

Ai, madje ka publikuar edhe fotografi të ndjekësve të shumtë që i kanë ardhur nga Turqia.

“FLM te gjithe ketyre ndjekesve te rinj nga Turqia qe po e degjojne dhe duan Aramam-in poashtu falenderime qe po bejne follow dhe qe lista po vazhdon  a eshte kjo nje shenje per coverin e dyte ?”, ka shkruar artisti, me ç’rast e ka etiketuar edhe këngëtarin Ibrahim Tatlises.

Coveri i ka arritur mbi 8 mijë klikime në Youtube.

Incizimi dhe miksimi i coverit është bërë nga Dave McCune në Ventry Studios, në Dublin, masterizimi është bërë nga Pete Maher, ndërsa video është realizuar nga Timepictures.

Kujtojmë që, kënga “Aramam” në Turqi pothuajse këndohet nga të gjithë këngëtarët. 

https://www.youtube.com/watch?v=_-Tcdg9Vy24&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)