Bebe Rexha rikthehet në skenë, shqiptarja një nga prezantueset e 'MTV VMA 2022'

  • G.G /
  • 27 August 2022 - 09:47
Bebe Rexha rikthehet në skenë, shqiptarja një nga prezantueset e 'MTV VMA 2022'

Vetëm dy ditë na ndajnë nga ‘MTV Video Music Awards 2022’ që do të mbahen në ”Prudential Center”‘ në New Jersey më 28 gusht.

Dhe përveç Dua Lipës e cila është e nominuar në 5 kategori, një tjetër shqiptare do marrë pjesë në ceremoninë madhështore. Po flasim për Bebe Rexhën e cila do të jetë pjesë e evenimentit të madh si prezantuese.

Lajmin e ka bërë të ditur vet artistja e hitit “I’m a mess” përmes një postimi të publikuar në InstaStory, ku bën me dije se do të jetë një nga prezantueset në ngjarjen e madhe.

Bebe Rexha është fituese e një çmimi ‘MTV Video Music Awards’ në vitin 2019. Asokohe ajo ishte shpërblyer me çmim në kategorinë “Best Dance (Kënga më e mirë ritmike)”, për këngën e saj “Call You Mine” në bashkëpunim me The Chainsmokers.

(Kosova Sot Online)