“Kam tentuar të vras veten”, Efi e përlotur trondit me rrëfimin për ish-të dashurin

  • E.K /
  • 28 August 2022 - 13:09
“Kam tentuar të vras veten”, Efi e përlotur trondit me rrëfimin për ish-të dashurin

Efi, e cila për publikun u bë e njohur nga “Për’puthen” së fundmi është bërë pjesë e “Kepi i tundimeve”.

Ish-konkurrentja e njohur ka bërë një rrëfim të rrallë për lidhjen e saj të kaluar, e cila e ka lënë me pasoja.

Mes lotësh Efi ka zbuluar se ka tentuar të vriste veten.

“Kam pasur një lidhje 4-vjeçare. Ai njeri më la shumë pasoja që i kam pas deri tani shumë vonë. Unë e kam kaluar tashmë. Është diçka që më ka mbajt goxha kohë. Ka qenë një njëri që ma ka bërë mos ta doja veten. Më thoshte ti nuk vlen nuk bën, nuk ke vlera, nuk je e zgjuar. Ka ca momente që njeriu nuk do të jetë i fortë. E mendoja dhe besoja që nuk vleja si njeri. Nuk e kuptoja që ai njeri po më dëmtonte dhe fatkeqësisht zgjati shumë kohë. Më ka bërë si paranojake, por sot e dua shume veten time”, rrëfeu mes lotësh Efi.

(Kosova Sot Online)