Donaldi feston ditëlindjen pas pak ditësh dhe ka një dhuratë për të gjithë!

  • E.K /
  • 28 August 2022 - 14:43
Donaldi feston ditëlindjen pas pak ditësh dhe ka një dhuratë për të gjithë!

Donald Veshaj prej thuajse një viti është një nga emrat më të përfolur në media dhe portale që pas përfundimit të “BBV”. Pas daljes nga shtëpia është spekuluar shumë për jetën e tij private, teksa më pas nisi dhe emisionin “Më lër të flas” me Romeon dhe sigurisht dhe projekte muzikore.

Donaldi para disa javësh ka treguar se shumë shpejt do të publikojë një projekt të ri muzikor. Këtë e ka treguar  duke postuar në “ Instagram” disa foto nga klipi i këngës së re, ku dukej në një varkë në mes të detit, duke pirë cigare duke na lënë përshtypjen se do të jetë një këngë dashurie. Mesa duket se pritjes i erdhi fundi, pasi vetëm pak më parë me anë të një tjetër fotoje nga klipi i këngës i zhytyr në brend në det, Donaldi ka treguar se ka gati këngën e re dhe do të publikohet më 1 shtator, që përkon me ditën e tij të lindjes. Në foto ai shkruan “Hesht!”, e cila mendohet se mund të jetë titulli i këngës. Na mbetet vetëm të presim.

(Kosova Sot Online)