Dua Lipa shkoi në dasmën e miqve të saj me fustan të bardhë!

  • G.G /
  • 28 August 2022 - 16:12
Dua Lipa shkoi në dasmën e miqve të saj me fustan të bardhë!

“Nuk shkohet në dasmë me fustan të bardhë!” Ky rregull nuk vlen për Dua Lipën. Këngëtarja me origjinë shqiptare kishte zgjedhur të vishte të brendshme të bardha dhe një fustan të tejdukshëm për dasmën franceze të Simon Porte Jacquemus, themeluesi i markës Jacquemus dhe Marco Maestri. Dua tërhoqi vëmendjen e të gjithve në rrugët e Parisit, teksa shkonte në dasmën e miqve të saj, të cilët festuan martesën të rrethuar nga personat e dashur. Këngëtrja e shoqëroi veshjen me vathë të mëdhenj të bardhë me lule, sandale gri dhe çantë të zezë.

(Kosova Sot Online)