“Gëzuar 8-mujorin bebat e mi”! Genta Ismajli sapo na ëmbëlsoi ditën me foton e binjakëve të saj

  • G.G /
  • 28 August 2022 - 16:16
“Gëzuar 8-mujorin bebat e mi”! Genta Ismajli sapo na ëmbëlsoi ditën me foton e binjakëve të saj

Një ditë e rëndësishme është kjo e sotmja për këngëtaren Genta Ismajli. Bebat e saj, Ivy Blue dhe Icon, festojnë 8 mujorin e ardhjes në jetë.

Për këtë arsye, Genta ka publikuar një foto të ëmbël në Instagram, ku shfaqet së bashku me partnerin e saj dhe bebat.

“Gëzuar 8 mujorin bebat e mi! Ju duam shumë”, shkruan ajo.

Genta Ismajli nuk ka qenë aktive sa i takon karrierës së saj muzikore që pas ardhjes në jetë të binjakëve të saj.

Mirëpo, duhet thënë se këngëtarja po e shijon mëmësinë.

Ajo ka postuar edhe foto të bebeve të saj, që janë kaq shumë të adhurueshëm.

Jo vetëm kaq por Genta së fundmi ka bërë me dije se do t’i rikthehet koncerteve të saj.

Ajo njofton se do të performojë më 10 shtator në “Vibez Festival” në Zvicër.

Rikujtojmë se këngëtarja disa kohë më parë publikoi edhe një këngë në bashkëpunim me këngëtarët gjermanë Eko Fresh & Phat Crispy dhe ajo që i ka bërë të gjithëve përshtypje është se xhirimet e klipit janë bërë pikërisht gjatë periudhës që ajo ka qenë shtatzënë.

Ajo këtë lajm e fshehu për shumë gjatë derisa para disa kohësh publikoi një video së bashku me partnerin e saj ku dhe konfirmoi lajmin e bukur të shtatzënisë.

(Kosova Sot Online)