“Sa je shëndoshur”! Ronela i “mbyll gojën” ndjekësit me përgjigjen e saj

  • G.G /
  • 28 August 2022 - 16:20
“Sa je shëndoshur”! Ronela i “mbyll gojën” ndjekësit me përgjigjen e saj

Ronela Hajati është një këngëtare shumë e suksesshme dhe mjaft e dashur për publikun. Shpesh ajo publikon postime në rrjete sociale, ku i ‘rrëfehet’ ndjekësve të saj.

Së fundmi, ajo ka folur për jetën e saj sentimentale.

Gjithashtu ajo zbulon arsyen ‘epike’ se përse është ende beqare: ‘Asaj i pëlqen ta ketë të gjithë krevatin për vete dhe të flejë vetëm’.

“Unë kur pyes veten si ka mundësi që një gur i çmuar dhe i rrallë si puna ime është akoma beqare. Xhindet e mia që s’pëlqejnë asnjë njeri… Ose pëlqejnë frymorin e gabuar…”– u shpreh Ronela

“Unë gatuaj shumë mirë, bëj punët e shtëpisë më mirë se gjithë sanitaret e jugut, thjesht s’kam ndër mend t’i bëj për njeri. Në fund jam gruaja perfekte që çdo burrë ëndërron… Por mua më pëlqen krevati vetëm për vete… Imagjino pak nëse ai gërhet (jastëkun në kokë)”- përfundoi ajo.

Mirëpo së fundmi ajo ka publikuar një foto ku një ndjekës i ka shkruar për peshën e saj.

Ndjekësi shkruan: Sa je shëndoshur o rrush!

“Pse ti po më mban o rrush?”, i është kthyer ajo.

Ronela është një këngëtare mjaft e komentuar dhe shumë e dashur për publikun. Ajo njihet për natyrën e saj pa komplekse dhe mjaft të çiltër.

(Kosova Sot Online)