Luana Vjollca shfaq linjat trupore në pozat me bikini nga pushimet luksoze në Mykonos

  • gg /
  • 28 August 2022 - 16:25
Luana Vjollca shfaq linjat trupore në pozat me bikini nga pushimet luksoze në Mykonos

Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.

Destinacioni i radhës ka qenë ishulli grek Mykonos, në të cilin ajo është duke u relaksuar në këto ditë të nxehta.

Duke i mbajtur të azhurnuar fansat e saj në Instagram, bukuroshja Vjollca publikoi së fundmi për ta disa fotografi të reja nga pushimet.

Ajo dukej mjaft atraktive në një pozë të realizuar në plazh, ku shfaqej e veshur me një kostum njëpjesësh me material leopardi.

Në disa imazhe të tjera të realizuara në shezlon dhe para pasqyrës, interpretuesja e hitit “Benzina” nuk hezitoi të vinte në pah linjat e saj të tonifikuara të trupit.

Për aksesorë, Vjollca kishte zgjedhur një palë syze dielli dhe një varëse në formë kryqi, të cilat plotësonin dukjen e saj.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ana e ndjekësve nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat e trupit.

(Kosova Sot Online)