Beatrix Ramosaj dhe Albërije Hadërgjonaj po përgatisin një surprizë të bukur!

  • E.K /
  • 28 August 2022 - 17:36
Beatrix Ramosaj dhe Albërije Hadërgjonaj po përgatisin një surprizë të bukur!

Fansat e kanë pritur prej vitesh, por vetëm tashmë duket se po ndodh!

Burime për “Prive” tregojnë se këngëtarja Albërije Hadërgjonaj dhe mbesa e saj, Beatrix Ramosaj, po vijnë me një bashkëpunim.

Detajet për këtë projekt ende s’janë bërë të ditura, madje as edhe emri që mund të ketë kënga.

Megjithatë, kjo mbetet një surprizë e bukur për të cilën fansat u bënë tepër kuriozë.

Nga ana tjetër, Trixa vazhdon të jetë kryefjala e mediave për shkak të thumbave që vazhdojnë për Donaldin dhe Borën.

Më herët, Beatrix ka pranuar në një intervistë, se këngët e saj i përshtaten historisë së saj me Donald Veshajn mirëpo ajo ka thënë se dy këngët e fundit janë shkruar më herët.

“Kur ke kaluar gjëra që njerëzit i dinë janë të vetëdijshëm për gjërat që kanë ndodhur normal që i lidhin me atë situatë. Por projektet të paktën dy të fundit ishin të shkruara më herët edhe kanë bërë një ndërlidhje menjëherë, “ngele duke bërë dedikime”. Jo s’i kam bërë ende dedikimet, kur t’i bëj do talleni. Kur sapo dola thoja ‘si të nxjerr unë këngë ndarje kur sa kam nisur diçka’, shkuan si shkuan punët thashë është momenti i duhur, dhe më përshtatej”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)