Morena Taraku shfaqet atraktive në bekini derisa tregon format trupore

  • E.K /
  • 28 August 2022 - 17:40
Morena Taraku shfaqet atraktive në bekini derisa tregon format trupore

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ajo shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, bukuroshja ka publikuar disa imazhe për fansat e saj në Instagram, ku është dukur mjaft atraktive në një paraqitje me bekini.

Taraku kishte veshur një palë bekini të zeza dhe një mbulesë të hirtë, teksa endej në trotuarin e një parku duke vënë në pah format trupore.

Morena shquhet për fizikun e saj të tonifikuar, i cili vjen si rezultat i përkushtimit të saj në palestër.

(Kosova Sot Online)