Mos vallë Trixa sapo hodhi një thumb për Donaldin dhe Borën?

  • gg /
  • 29 August 2022 - 10:26
Mos vallë Trixa sapo hodhi një thumb për Donaldin dhe Borën?

Sërish kthehet në vëmendje Bora-Donald-Beatrix!

Së fundmi, një foto e Semit me Donaldin dhe Borën bëri xhiron e rrjetit duke ‘vulosur’ kështu rikthimin e këtyre dy të fundit.

Mirëpo, për këtë ka reaguar edhe Trixa. Ajo ka publikuar një foto të sajën ku shkruan: 2euro.

Mos vallë ky është një thumb për dyshen Bora dhe Donald?

Më herët, një video qarkulloi kudo ku shihej qartazi se si prezantuesja Bora Zemani kishte ruajtur një video të Donaldit dhe Beatrix, të cilët shihet duke u përqafuar.

Bora e ka shtuar videon tek “favorite” dhe videot e preferuara dalin me emra.

Ndoshta moderatorja nuk e ka ditur këtë gjë.

Por nuk ka munguar aspak as reagimi i Trixës.

Ajo ka publikuar një video në TikTok ku ka ironizuar Borën pas veprimit të kësaj të fundit.

“Unë ktë e bëra kastile. Ti mund ta shtosh edhe këtë si të preferuar gjithashtu ‘baby girl’”, shkruan Trixa krahas videos.

Më herët, Beatrix ka pranuar në një intervistë, se këngët e saj i përshtaten historisë së saj me Donald Veshajn mirëpo ajo ka thënë se dy këngët e fundit janë shkruar më herët.

“Kur ke kaluar gjëra që njerëzit i dinë janë të vetëdijshëm për gjërat që kanë ndodhur normal që i lidhin me atë situatë. Por projektet të paktën dy të fundit ishin të shkruara më herët edhe kanë bërë një ndërlidhje menjëherë, “ngele duke bërë dedikime”. Jo s’i kam bërë ende dedikimet, kur t’i bëj do talleni. Kur sapo dola thoja ‘si të nxjerr unë këngë ndarje kur sa kam nisur diçka’, shkuan si shkuan punët thashë është momenti i duhur, dhe më përshtatej”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)