Dua Lipa rikthehet në vendin e preferuar të pushimeve! Fotot e yllit shqiptar në aeroport dhe paraqitja e saj mbresëlënëse

  • E.K /
  • 29 August 2022 - 16:29
Dua Lipa rikthehet në vendin e preferuar të pushimeve! Fotot e yllit shqiptar në aeroport dhe paraqitja e saj mbresëlënëse

Dua Lipa u largua për pak nga Ibiza për të marrë pjesë në dasmën e stilistit francez Simon Porte Jacquemus. Së fundmi, ylli i popit është fotografuar në aeroport teksa po kthehet sërish në ishullin spanjoll.

Këngëtarja, 27 vjeçare dukej mahnitëse me një kostum dy pjesësh, fund dhe bluzë me printe me vija ne ngjyra të ndryshme.

Dua e kompletoi veshjen me një palë shapka me platformë në ngjyrë vjollcë dhe një palë syze të zeza. Fundi ishte i një gjatësie të tillë, që i ekspozonte këmbët e gjata.

Sakaq kujtojmë që ylli shqiptar i popit prej ditësh po shijon pushimet në Ibiza, Spanjë. Këngëtarja e “New Rules” mori vëmendjen e të gjithëve në rrugët e Parisit e veshur me të brendshme të bardha dhe një fustan të tejdukshëm.

Dua e shoqëroi veshjen me vathë të mëdhenj të bardhë me lule, të cilët plotësonin pamjen e saj.

(Kosova Sot Online)