Loredana shpreh publikisht pëlqimin për aktorin e famshëm, ndjekësit i kthehen kundër: Ke një vajzë, Mozzik…

  • E.K /
  • 29 August 2022 - 22:10
Loredana shpreh publikisht pëlqimin për aktorin e famshëm, ndjekësit i kthehen kundër: Ke një vajzë, Mozzik…

Tom Hardy ka me miliona fansa nëpër botë dhe Loredana është një prej tyre.

Reperja ka publikuar në TikTok një video ku u tregon ndjekësve të saj ‘celebrity crush’ (një person të famshëm që e ke fiksim) dhe në celularin e saj tregon foto të aktorit të cilësuar si një nga meshkujt më ‘seksi’ në botë.

Gjithsesi, ndjekësit në sektorin e komenteve nuk duken dhe shumë të lumtur me këtë. “Ti ke një vajza”- shkruan dikush që ka marrë edhe vëmendjen e artistes. Ajo nuk ka ngurruar të replikojë duke shkruar: “Por, ai prap mbetet hot apo jo”?

Nuk kanë munguar komentet që e kanë lidhur videon me Mozzik siç ndodh rëndom me videot e Loredanës. “Mozzik u largua nga kjo botë.”/ “Mozzik-Bespreme 2″/ ”Mozzik është versioni i tij shqiptar”/”Mendoja se ishe këtu për Mozzik” janë disa nga komentet.

Kjo vjen pas polemikave që shkaktoi një tjetër video e reperes, ku na ka treguar se si do të reagonte nëse do t’i shkruante ish-partneri. Dhe reagimi i saj është “Oh, dreqin…Ja ku ia nisëm përsëri”, audioja virale që shoqëron videon e reperes.  Edhe pse nuk ka përmendur asnjë emër, kaq ka mjaftuar që fansat të komentojnë se kjo është një video për Mozzik. “Mozzik u largua nga biseda”/ “Sorry”/ “Të gjithë e dimë…”ishin disa nga qindra komentet në videon e saj.

Kështu reperja ka sqaruar se në fakt kjo video nuk ka të bëjë me Mozzik. “Është thjesht një trend, njerëz!”-shkroi ajo para se të mbyllte komentet.

Çifti i dha fund lidhjes pas ribashkimit verën e 2021. Loredana shkruante se duhen shumë por janë dy kokëfortë dhe nuk mund të rrinë me njëri-tjetrin prej kësaj. Por teksa të gjithë po shpresonim për një ribashkim të tretë të tyre, Loredana ka treguar edhe problemet që ajo kishte me Mozzik. Reperja ka zbuluar së fundmi se nuk ka asnjë kontakt me Mozzik.

(Kosova Sot Online)