![Ilnisa dhe Meriton shfaqen në momente romantike, marrin vëmendjen me pozat e tyre](/uploads/kosova-sot/images/2024/June/28/200x200_ilnisa-meriton-770x433-11719562366.jpeg)
Dafina Zeqiri kërkon të publikohen emrat e mbiemrat e pesë të dyshuarve për dhunimin e 11-vjeçares
![Dafina Zeqiri kërkon të publikohen emrat e mbiemrat e pesë të dyshuarve për dhunimin e 11-vjeçares](/uploads/kosova-sot/images/2022/August/30/auto_auto_Dafina-Zeqiri-Height-Bio-Wiki-Age-Family-Boyfriend-Facts1572876155-600x360-11661851647.jpg)
Këngëtarja e njohur kosovare, Dafina Zeqiri, ka reaguar për rastin e 11-vjeçares në Prishtinë, e cila dyshohet se është dhunuar nga pesë persona, pasditen e së shtunës.
Zeqiri ka kërkuar që të bëhen publikë emrat dhe mbiemrat e të pesë dyshuarve për dhunimin e së miturës.
“Na duhen këta emra! Emrat e plotë! Emër mbiemër! Të pesë prej tyre!”, ka shkruar Zeqiri në Twitter.
Ndryshe, deri tash janë arrestuar katër të dyshuar për rastin, derisa i pesti është identifikuar, por ende është në arrati.
Tre prej të arrestuarve janë të mitur, derisa i katërti është një person i moshës 26-vjeçare.
We need those names! Full names! Emer mbiemer! All 5 of them!
— DAFINA ZEQIRI (@Dafina_Zeqiri) August 30, 2022
(Kosova Sot Online)