E nominuar pesë herë, Dua Lipa nuk fiton asnjë çmim në “MTV VMA 2022”

  • G.G /
  • 30 August 2022 - 13:34
E nominuar pesë herë, Dua Lipa nuk fiton asnjë çmim në “MTV VMA 2022”

Mbrëmjen e kaluar u mbajt mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve vjetore të muzikës, “MTV Video Music Awards 2022”.

Mes shumë yjeve, të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe këngëtaret shqiptare me famë botërore: Bebe Rexha dhe Ava Max.

Por në tapetin e kuq u vërejt dukshëm mungesa e artistes tjetër me njohje globale, Dua Lipa, e cila gjithashtu ishte e nominuar në katër kategori sivjet në “MTV VMA”.

Pavarësisht se ishte e nominuar pesë herë, Dua Lipa nuk arriti të marrë me vete në shtëpi asnjë çmim – e madje as nuk ishte e pranishme në ceremoninë e mbajtur sivjet në New Yersey.

Dua u mund në kategorinë “Bashkëpunimi më i mirë”, të cilin e fituan Lil Nas X dhe Jack Harlow me këngën e tyre “Industry Baby”. Ajo ishte nominuar në këtë kategori për bashkëpunimin e saj me Elton Johnin, “Cold Heart” dhe atë me Megan Thee Stallion, “Sweetest Pie”.

Pa çmim shqiptarja mbeti edhe në kategorinë tjetër, “Kënga më e mirë e vitit” ku ishte nominuar po prapë për këngën e saj në bashkëpunim me Eltonin. Këtë çmim e fitoi Billie Eilish me “Happier Than Ever”.

E njëjta gjithashtu nuk arriti të fitojë as çmimet “Regjia më e mirë e artit” dhe “Efektet vizuale më të mira” – në të dyja këto kategori ajo ishte nominuar për këngën

“Sweetest Pie” në bashkëpunim me Megan The Stallion, dhe të dyja këto trofe i fituan Lil Nas X dhe Jack Harlow për bashkëpunimin e tyre “Industry Baby”.

Aktualisht, shqiptaret e vetme që kanë fituar çmime MTV VMA mbeten Rita Ora në vitin 2018, për bashkëpunimin me Aviciin, “Lonely Together”, dhe Bebe Rexha në vitin 2019, për bashkëpunimin me The Chainsmokers, “Call You Mine”.

Të dyja artistes kanë qenë fituese të çmimit “Best Dance (Kënga më e mirë ritmike)”.

(Kosova Sot Online)