Shyhrete Behluli e Engjëllusha Salihu marrin pjesë në protestën për rastin e 11 vjeçares

  • E.K /
  • 31 August 2022 - 14:38
Shyhrete Behluli e Engjëllusha Salihu marrin pjesë në protestën për rastin e 11 vjeçares

Dy ditë më parë publiku shqiptar u trondit nga ngjarja e rëndë ku një 11 vjeçare u dhunua nga pesë persona në Prishtinë.

E sot është duke u mbajtur protesta lidhur me rastin në fjalë.

Në këtë protestë po marin pjesë edhe fytyra publike.

Protestës i janë bashkuar edhe Shyhrete Behluli bashkë me vajzën e saj, Engjëllusha Salihun.

Fotografinë e ka postuar Shyhretja në llogarinë e saj në ‘Instagram’.

Protesta po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” pjesë e të cilës është një numër i madh i njerëzve të cilët kanë dalë për të kërkuar drejtësi për viktimat e dhunës seksuale.

(Kosova Sot Online)