Mozzik ka një kërkesë për ministren Albulena Haxhiu: Të lutem për hir të fëmijëve tanë e tuaj

  • E.K /
  • 31 August 2022 - 15:19
Mozzik ka një kërkesë për ministren Albulena Haxhiu: Të lutem për hir të fëmijëve tanë e tuaj

Kosova u trondit pas dhunimit të 11 vjeçares nga pesë persona në Prishtinë.

Lidhur me këtë rast kanë reaguar shumë personazhe publike.

Reagime të shumta ka bërë edhe reperi kosovar, Mozzik.

Ai ka reaguar përmes shumë storjeve në ‘Instagram’.

Pak më parë i ka bërë thirrje ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, që të bëj një vendim të që të parandalohen këto raste.

“E nderuara Ministre. Të ltem për hir të fëmijëve tanë, për hir të fëmijëve tuaj! Bëjeni një vendim të ri, bëni diçka që të paktën të parandalohen këto gjëra! Ti je vet Nënë dhe Zoti t’i ruajtë fëmijët gjithmonë! Përkrahja jote për Popullin duhet të bëhet pikërisht sot/nesër/pasnesër!”, ka shkruar reperi.

(Kosova Sot Online)