Beatrix shpërthen në lot gjatë protestës në Tiranë

  • E.K /
  • 31 August 2022 - 21:21
Beatrix shpërthen në lot gjatë protestës në Tiranë

Pas rastit të dhunës në Prishtinë, ku një vajzë 11 vjeçare u dhunua nga 5 meshkuj në Prishtinë, protestë solidarizuese është mbajtur edhe në Tiranë.

Derisa në Prishtinë, në këtë protestë morën pjesë një numër i madh i grave dhe njëjtë ka ndodhur edhe në orët e mbrëmjes në Tiranë.

Ashtu si në Prishtinë, edhe në kryeqytetin shqiptarë janë parë shumë fytyra publike, në mesin e tyre edhe këngëtarja dhe ylli i Big Brother Albania 1, Beatrix Ramosaj.

Këngëtarja është parë në lot, derisa është mbajtur një fjalim nga organizatorët e protestës e ku Beatrix është parë duke qarë në disa foto.

(Kosova Sot Online)