Ishte zhdukur prej disa ditësh, gjendet i vdekur këngëtari i njohur

  • G.G /
  • 01 September 2022 - 09:55
Ishte zhdukur prej disa ditësh, gjendet i vdekur këngëtari i njohur

Kantautori Luke Bell ka vdekur në moshën 32-vjeçare.

Artisti i muzikës country u raportua për herë të parë i zhdukur në Arizona më 20 gusht.

Ai vuante nga një çrregullim bipolar.

Lajmin e raportoi fillimisht Saving Country Music. Miku dhe kolegu i tij, Matt Kinman e konfirmoi më vonë atë dhe dha detaje.

Luke Bell u zhduk në Tucson, Arizona kur po bashkëpunonte me Kinman për një shfaqje.

Ai vuante nga një çrregullim bipolar dhe gjendja e tij mendore ishte përkeqësuar së fundmi.

Policia po vazhdon hetimet ndërsa autopsia pritet të përcaktojë shkakun e vdekjes.

Luke Bell ka lindur më 27 janar 1990, në Cody, Wyoming.

Ai ndoqi Universitetin e Wyoming dhe vendosi se donte të ndiqte një karrierë muzikore ndërsa ishte ende në kolegj.

(Kosova Sot Online)