Luana Vjollca feston ditëlindjen, sa vjeç bën moderatorja

  • G.G /
  • 02 September 2022 - 09:51
Luana Vjollca feston ditëlindjen, sa vjeç bën moderatorja

Luana Vjollca feston sot ditëlindjen. Moderatorja mbush 31 vjeç dhe në këtë ditë speciale urimin më të mirë e ka marrë nga Marina.Ajo ka ndarë një fotografi ku shihet e përqafuar me të motrën teksa shkruan:

“Gëzuar ditëlindjen Luanesha ime! Të dua pafund”, shoqëruar me një emoji zemër.

Mesnata e ka gjetur moderatoren duke festuar me të afërmit e saj. Siç shihet dhe nga disa video të publikuara në rrjete sociale, familja e ka surprizuar me fishekzjarre dhe me një tortë.

(Kosova Sot Online)