E ëma feston ditëlindjen, Bebe Rexha e uron me foton e rrallë nga fëmijëria: Ti je frymëzimi më i madh

  • E.K /
  • 02 September 2022 - 14:41
E ëma feston ditëlindjen, Bebe Rexha e uron me foton e rrallë nga fëmijëria: Ti je frymëzimi më i madh

Bebe Rexha ka uruar mamanë e saj për ditëlindje me fjalët më të bukura.

Këngëtarja shqiptare, e cila ka arritur një sukses ndërkombëtar, ka ndarë dy fotografi me personin e shtrenjtë, në njërën shfaqet me të ëmën kur ka qenë fare e vogël ndërsa fotoja tjetër është realizuar së fundmi.

“E dashur mami Nga t’ja filloj? Ti je frymëzimi im më i madh, shoqja ime më e mirë dhe drita e jetës sime.

Unë nuk do të isha këtu ku jam pa ty Shpresoj të kesh një ditëlindje të lumtur Të dua Bleta”, ka shkruar këngëtarja, e cila është prej kohësh në një lidhje me kineastin Keyan Safyari.

(Kosova Sot Online)