Buta poston foto pas një kohe të gjatë: Mirëmbrëma, yje a ju kam munguar

  • G.G /
  • 03 September 2022 - 10:21
Buta poston foto pas një kohe të gjatë: Mirëmbrëma, yje a ju kam munguar

Reperi Betim Jonuzi i njohur me nofkën Buta, ka postuar foton e parë në rrjete sociale pas 14 javëve, prej që vëllai i tij, Qëndrim Jonuzi apo Reefa vrau Gazmend Hysenin (Strella)

Pas 14 javëve Buta është bërë i gjallë në rrjetet sociale, ku ka postuar një set fotosh, e që me shumë gjasë janë pjesë e xhirimeve të ndonjë kënge të tij.

Reperi gjatë kësaj kohe ka qenë shumë i heshtur dhe tek pas 14 javëve ai ka postuar në rrjetet sociale.

“Mirëmbrëma, yje – a ju kam munguar”, ka shkruar ai.

Më 28 maj në orën 00:53 30 vjeçari nga Ferizaj, Qëndrim Januzi, vrau deri atëherë shokun e tij, 30 vjeçar të quajtur Gazmend Hyseni në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.

Mediat në atë kohë shkruan së motivi i vrasjes së Strellas dyshohet të jetë djegia nga ana e viktimës së makinës së Butës, një makinë e tipit Mercedes. 

(Kosova Sot Online)