Dua Lipa ndez rrjetin me fotot nga Spanja

  • G.G /
  • 03 September 2022 - 10:57
Dua Lipa ndez rrjetin me fotot nga Spanja

Dua Lipa nuk zhgënjen asnjëherë kur bëhet fjalë për veshjet dhe këtë e vërteton çdo herë.

Ditët e fundit artistja me origjinë shqiptare ndodhet në Spanjë ku po pushon pas turneut të saj “Future Nostalgia” që ende nuk ka përfunduar. Ajo ka postuar disa foto në Instagram ku shfaqet me bikini shumë elegante që nxjerrin në pah format e saj seksi.

Dhe këtë herë ajo ka zgjedhur rrobabanjo stil “body” me printe. Rrobabanjot kanë një dekolte të theksuar që është e çarë deri në pjesën e barkut. Bikinit i ka shoqëruar me një pjesë të njëjtë rreth belit.

Ajo e ka shoqëruar look-un me një çantë të vogël dhe disa byzylykë me perla, unaza dhe vathë. Flokët i ka kapur bisht teksa ka vendosur mos të bëjë makeup. “E puthur nga dielli spanjoll”- ka shkruar ajo krah fotove.

Pas performancës në “Sunny Hill” në Kosovë dhe  në një festival në Rumani, Dua Lipa ndodhet në Spanjë, ku fillimisht festoi ditëlindjen  e saj. Më pas bëri një dalje të guximshme e të bujshme në dasmën e stilistit Jacquemus në Francë. Tani është rikthyer në Spanjë ku festoi edhe ditëlindjen e një mikeshe së fundmi.

Shumë shpejt Dua pritet të rinisë turneun e saj “Future Nostalgia” me koncertet në disa vende të botës dhe në nëntor pritet të rikthehet në Shqipëri.

(Kosova Sot Online)