A ka humbur sërish kilogramë Kim Kardashian? Ja ç’tregojnë fotot e saj të fundit
Kim Kardashian si gjithnjë është në qendër të vëmendjes. Së fundmi ajo është fotografuar në Nobu, në Malibu.
Nga fotot, dallohet që ylli televiziv ka humbur sërish kilogramë.
Ajo u fotografua me filantropisten Laura Arrillaga-Andreessen ku së bashku shijuan ushqim japonez.
Kim u nda pak javë më parë nga Pete Davidson dhe është mjaft e shqetësuar për gjendjen e Kanye-s.
Sipas Radar Online, gjërat po ecnin paksa shumë shpejt për Kim, e cila filloi të takohej me Davidson në fund të vitit 2021. E ndërsa ajo kishte shpresuar të ngadalësonte gjërat për sa i përket romancës së tyre, njujorkezi dyshohet se e trembi atë duke i bërë pyetjen.
“Ai është i shkatërruar. Të gjithë e paralajmëruan se ajo do ta largonte, por ai nuk e dëgjoi”, tha burimi. “Mos harroni, ky është i njëjti djalë që i propozoi Ariana Grandes pas vetëm disa javësh. Pete nuk mësoi asgjë nga ajo marrëdhënie.”
Me një karrierë të lulëzuar dhe katër fëmijë për t’u kujdesur, Kardashian është e përkushtuar të përqendrojë vëmendjen e saj të plotë në familjen e saj, shtoi burimi. Davidson është i zhgënjyer që planet e tij të supozuara për t’u martuar me Kardashian jo vetëm që dështuan, por me sa duket e shtynë Kim ta braktiste atë.
(Kosova Sot Online)