Loredana dhe futbollisti Edon Zhegrova çifti më i ri i “showbizz”-it!?

  • G.G /
  • 05 September 2022 - 13:07
Loredana dhe futbollisti Edon Zhegrova çifti më i ri i “showbizz”-it!?

Kjo ka qenë vera e Loredanës. Pas suksesit në muzikë, artisja u përfol gjatë për një flirt me Noizyn. Dy referat janë shfaqur shpesh herë së bashku, duke lënë të aludohet për një raport mes tyre. Madje kjo afërsi me Loredanën, i kushtoi edhe miqësinë me Mozzik, Noizyn.

Por duket se çfarë ndodhi me Noizyn do të mbetet pjesë e kësaj vere, duke lënë pas kështu një sërë thashethemesh, për të sjellë në vëmendjen një histori që mund të jetë zbuluar nga mediat zvicerane muaj më parë. Loredana dhe futbollisti Edon Zhegrova duket se janë çifti më i ri i “showbizz”-it.

E për të shtuar më shumë dyshimet se mes tyre ka një histori do të duhej pikërisht ditëlindja 27 e Loredanës. Edon Zhegrova, me të cilin u përfol për një lidhje pak muaj më parë, ka publikuar në “Instagram” disa foto të papublikuara më parë të tyre. Krah fotove ai shkruan: “Gëzuar ditëlindjen gruaja më G(Gangsta) që njoh”, duke e shoqëruar me këngën “King Lori”.

Në një nga fotot e publikuara, ata shihen bashkë në makinë. Në një tjetër shihen duke ecur të përqafuar me çanta në duar dhe në një foto tjetër shihet Loredana me bluzën e Edonit dhe dy duar rreth belit të saj, por nuk dihet se kë po përqafon ajo.

Postimi i yllit të Kombëtares Kosovare të Futbollit vjen pasi u raportua se ai është në një lidhje me reperen. Këtë herë polemikat nuk u krijuan nga mediat shqiptare, por ato zvicerane. Ishte një nga mediumet më të mëdha në Zvicër “Blick”, që publikoi një artikull dedikuar dy yjeve ku shkruante se ata kanë nisur një romancë. Shkak u bë një foto e përbashkët e tyre.

Ndonëse nuk është një provë e mjaftueshme, sepse ata nuk janë parë më herët bashkë, kjo nuk i ndaloi zërat edhe pse mund të kemi të bëjmë thjesht me një miqësi. Futbollisti 23-vjeçar jeton në Francë pasi vitin e kaluar u bë pjesë Lille. E kur asnjëri prej tyre nuk ka reaguar ende lidhur me atë që po përflitet, ky postim duket se i ka hedhur më shumë benzinë zjarrit.

Bazuar në një fotografi të cilën e ka publikuar këngëtarja në rrjetet sociale mediumi “Blick” ka shkruar “Çka po ndodh këtu? Loredana pozon me ish-futbollistin e Baselit”, duke vazhduar tutje: “Në fundjavë, reperja Loredana u pa krah për krah me ish-futbollistin e Baselit, Edon Zhegrova në ‘storyn’ e saj në ‘Instagram’, duke i ndezur kështu thashethemet”. Gushtin e vitit të kaluar, Loredana bëri të ditur se është ndarë me ish-partnerin e saj, reperin nga Ferizaj, Mozzik me të cilin ka edhe një vajzë.

(Kosova Sot Online)