Lule dhe dhurata për Bora Zemanin, por nga kush?

  • G.G /
  • 06 September 2022 - 14:13
Lule dhe dhurata për Bora Zemanin, por nga kush?

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj, një tjetër personazh shumë i dashur për publikun.

Ditën e sotme Bora me anë të disa postimeve në Instastory ka treguar se është surprizuar me një buqetë me lule dhe një shportë me dhurata.

Bukuroshja nuk ka lënë vend për aludime dhe ka treguar menjëherë se kush ia kishte dërguar, duke postuar kështu një letër që kishte ardhur bashkë me lulet, ku vajzat e stafit e kishin uruar me rastin e fillimit të sezonit të ri televiziv.

(Kosova Sot Online)