Rita Ora flet për herë të parë për martesën dhe albumin e ri!

  • E.K /
  • 06 September 2022 - 14:26
Rita Ora flet për herë të parë për martesën dhe albumin e ri!

Prej dy ditësh Rita Ora ndodhet në Tiranë. Në kuadër të “Tirana European Youth Capital 2022” ylli i muzikës do të performojë sonte në sheshin “Skënderbej”.

Pak javë më parë artistja bëri me dije se do të vinte në Tiranë për një koncert falas, teksa sot na ndajnë vetëm pak orë prej tij. Artistja në një konferencë për shtyp ka ndarë detaje nga superkoncerti por është ndalur edhe te albumi që pritet të publikohet vitin e ardhshëm. Ekskuzivisht për revistën “Who” Rita tha se albumi do të publikohet në fillim të vitit 2023.

“Po punoj për albumin tim tani. Albumi i ri do të jetë gati në fillim të 2023-it. Është një album zemre, kjo sepse rrëfehen histori dhe ngjarje të jetës time personale, një “storytelling”. Ndoshta mund të shijoni një pije teksa dëgjoni këngët, ose jo, edhe çaj, është shumë mirë”.

Artistja shqiptare me famë botërore një ditë më parë gatoi byrek, ushqimin tradicional shqiptar, duke bërë që videoja të bënte xhiron e rrjetit. Ndërsa u pyet nga gazetari Andi Vrapi se nëse byreku kishte qenë në menunë e dasmës së saj, ajo zgjodhi të theksonte se është shumë e lumtur.

“Nuk mund ta them këtë gjë, por jam shumë e lumtur, shumë shumë e lumtur”.

(Kosova Sot Online)