Dua Lipa në Paris! Stili i vajzës elegante dhe chic që e bën të mos ketë asnjë dallim nga francezet

  • 06 September 2022 - 14:31
Dua Lipa në Paris! Stili i vajzës elegante dhe chic që e bën të mos ketë asnjë dallim nga francezet

“Sous le Ciel de Paris”…

Kjo këngë epike franceze e Edith Piaf do i rrinte shumë për shtat Dua Lipës në udhëtimin e saj të fundit në kryeqytetin francez që është i mbushur me asgjë më shumë se me stil dhe elegancë.

Prej dy ditësh Dua ndodhet në Francë me motrën dhe miqtë e saj ku mbrëmjen e djeshme kanë shijuar një darkë në një nga restorantet më të mira dhe luksoze të ashtuquajturit ‘qytetit të dritave’. Dhe sigurisht gjithë vëmendja ishte tek ajo.

Kur flasim për elegancë dhe klas, sigurisht nuk mund të mungojë ngjyra e zezë. Dua u shfaq në rrjetet sociale me një fustan të zi të gjatë saten.

Fustani ishte me rripa dhe me rrudha në pjesëne dekoltesë ku kishte edhe një detaj mjaft interesant: një lule e madhe lejla.

Ajo që i ka magjepsur më shumë fnasat e Duas, përveç hijeshisë, ka qenë modeli i flokëve. Si rrallëherë, Dua i ka kapur flokët topuz të çrregullt teksa kishte lënë balluket t’i binin në mënyrë të çrregullt mbi ball.

Për makeup-in kishte zgjedhur të ishte sa më natyrale me ngjyrat e tokës. Ajo kishte theksuar sytë me një penel blu ndërsa buzët i kishte bërë ‘nude’.

Shumë shpejt Dua pritet të rinisë turneun e saj “Future Nostalgia” me koncertet në disa vende të botës dhe në nëntor pritet të rikthehet në Shqipëri.

(Kosova Sot Online)