Ish-menaxheri i VIP-ave paralajmëron padi ndaj Dafina Zeqirit

  • E.K /
  • 06 September 2022 - 19:56
Ish-menaxheri i VIP-ave paralajmëron padi ndaj Dafina Zeqirit

Ish-menaxheri i VIP-ave Drin Zatriqi ka paralajmëruar padi ndaj këngëtares Dafina Zeqirit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Zatriqi përmes një postimi në Faceook i cili ka thënë se padia do të dorëzohet brenda javës në gjykatë nga përfaqësuesi i tij ligjor Berat Tmava.

“Padia ndaj artistes Dafina Zeqirit per shpifje do te deponohet brenda javes ne gjykate nga perfaqesuesi im ligjor Berat Tmava”, ka shkruar Zatriqi.

“Fshirja e postimit (tweetit) ku ajo me vetedije ka shpife ndaj meje nuk mjafton”.

Zatriqi është shprehur se ka pasur persona të cilët kanë kontaktuar me të dhe janë përpjekur ta bindin që ka qenë një keqkuptim, mirëpo sipas Zatriqit është shumë vonë

“Me gjithe respektin qe kom per disa njerz qe e rrethojne dhe me kane kontaktu per mem bind qe u bo keqkuptim, nuk kryen pune, shume vone osht tash.

Une vendimin per padi nuk e nderrmen me terheke, perkundrazi jom i vendosun me shty fuqishem perpara deri ne diten kur gjykata e jep fjalen e saj”.

Tutje ish-menaxheri i ka mohuar akuzat në të cilat thuhet se ai ka ushtruar dhnë ndaj një femre.

“Melaqe sja kom majt vetes kurr, po femnes mi qu dore ASNIHERE, kete sen e din secili njeri qe e ka pi 1 kafe ne jete me mu e lemo ata qe me njohin shume me gjat”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Dafina Zeqiri dhe ish menaxheri i i saj, Drin Zatriqi, kanë zhvilluar një “luftë virtuale” në rrjete sociale.

Ishte Drin Zatriqi, ai i cili ka bërë një postim në ‘Facebook’, ditë më parë ku ka kritikuar yjet e estradës për “lotët e krokodillit”, pas rastit të dhunimit të 11 vjeçares.

Duket se kjo ka ndikuar tek Dafina e cila po të njëjtën ditë kishte zhvilluar një lidhje ‘live’ me ndjekësit duke u shfaqur e përlotur teksa fliste për ngjarjen e rëndë të 11 vjeçares.

Tutje Drini sërish i ka reaguar këngëtares me një postim në ‘Facebook’ duke e përmendur edhe gjyqin.

E Dafina i ka reaguar sërish në ‘Twitter’, duke u shprehur e hapur edhe për gjyq.

Dafina pas kësaj “lufte virtuale”, i ka fshirë “tweet-et”.

(Kosova Sot Online)